Publikuar: maj 04 2026 04:45

Kamionista per Gjermani

Publikuar: maj 04 04:45
Shikime: 14
🚛 Shofer Kamioni (C dhe CE kat)
Transport Lokal – Shpërndarje të ushqimit dhe pijeve

Ne po kërkojmë shoferë profesionistë dhe të besueshëm nga Ballkani Perëndimor për angazhim afatgjatë në lokacione të ndryshme, për një nga kompanitë më të mëdha logjistike në Gjermani (me mbi 7,000 punonjës).

💰 Pagë Atraktive & Shtesa pa Taksa
Paga përbëhet nga një pagë brutto atraktive dhe shtesa të larta pa taksa:
• Paga Bazë: 2,700 € ( deri në 3200 € për Stkl 3 )
• Përfitime shtesë pa Taksa: Shtesat e natës, shujta (shpenzimet e ushqimit), shtesat e të dielave dhe festave paguhen netto / pa zbritje në taksa.
• Sigurimi i Pensioneve të kompanisë: Ekziston mundësia për sigurim pensional të kompanisë me interes të garantuar.
• Pushimet: 27 ditë në vit (20 ditë pushim ligjor plus 7 ditë pushim shtesë vullnetar).
• Siguria: Kontratë pune e pacaktuar me një test periudhë prej 6 muajsh.

📍 Përmbledhja e lokacioneve & kategoritë e patentës ( Klasa e Tatimit 1 dhe 3 )
Berlin, Dortmund, Koblenc, Radeburg, Mannheim, Nossen
Distribuimi bëhet për partnerët tonë, si: LIDL, Penny, D-Post, Rewe dhe Rossmann.

🏠 Akomodimi & Mbështetja
• Akomodimi: Punëdhënësi ofron një vendbanim për fillim pune.
• Kostot e banimit: Muaji i parë falas, muaji i dytë 100 €, muaji i tretë 200 €
pas kësaj rreth 250–300 € / muaj.
• Qëllimi: Arritja afatgjatë pa presion për t'u shpërngulur.
🚛 Kushtet e Punës
• Transporti Lokal: Kthimi i përditshëm në akomodim ( transport punë – shtëpi ).
• Detyrat: Furnizimi i supermarketeve (1–2 relacione në ditë), ku kerkohet ngarkimi dhe shkarkimi nga shoferi (me pirunier).
• Orari i Punës: 40 orë në javë. Puna bëhet me sistemin / ndrimi i paraditës ose pasditës.
• Pajisjet: Ofrohen veshje pune cilësore të kompanisë dhe këpucë sigurie.

📋 Dokumentet e kërkuara (Kontrolli i profilit)
Marrja në konsideratë është e mundur vetëm nëse dokumentet e mëposhtme janë të plota:
1. Pasaporta (kopje).
2. CV me përvojë të qartë si shofer kamioni (preferohet europass).
3. Patenta (C ose CE): Duhet të jetë e këmbyeshme në Gjermani pa provim
(Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosna dhe Mali i zi / Shtojca 11).
4. Kualifikimi Bazë i BE-së (Kodi 95): Dëshmi nga një vend i BE-së
(p.sh. Sllovenia apo Kroacia), me përkthimin të certifikuar në gjermanisht.
5. Dëshmia e Kualifikimit të shoferit (FQN): Kartela nga një vend i BE-së.

Per kandidatet e interesuar, mund te organizojme marrjen e Kodit 95 ( ne Kroaci dhe Slloveni ).

ZATRIXI shpk
+385957705305 viber & whatsapp
+38348563330
jobs@zatrixi.com
Rr. Hakif Zejnullahu 61, Prishtinë
nëse kjo shpallje prish Rregullat e Publikimit ose Tregti e sigurtë
14
+385957705305

Adresa:

Web-faqja jonë përdor Cookies për të përmirësuar eksperiencën tuaj në shfletimin e faqes. Duke klikuar "Unë pajtohem" ose duke vazhduar me përdorimin e web-faqes, ju pajtoheni me përdorimin e Cookies. Nëse ju nuk pajtoheni, ju mund t'i ndryshoni parametrat e kërkimit në shfletuesin tuaj.

Më shumë informacione

Mesazhet

Bisedat

Të dhëna mbi përdoruesin